Sot nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi me Dhomën Ekonomike të Gruas për të bashkëpunuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta nën projektin "Më Shumë Zgjedhje” për gratë, vajzat, baballarët dhe çiftet përmes politikave miqësore dhe të përgjegjshme gjinore ndaj familjes në vendin e punës.
UNFPA po zbaton projektin "Më Shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi", mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) me fonde të Zyrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Qeverisë Austriake (ADC).
Ky projekt synon të krijojë një mjedis të favorshëm, ku të gjitha gratë dhe burrat kanë mundësinë të realizojnë nevojat dhe dëshirat e tyre për të krijuar një familje dhe për të pasur sa më shumë fëmijë që duan, ndërkohë që ndjekin karrierat dhe qëllimet e tyre personale dhe shoqërore.
Për të përmbushur këtë mision, UNFPA në Shqipëri synon të krijojë ura bashkëpunimi me partnerë strategjikë me qëllime të përbashkëta. Jemi të lumtur që sot formalizuam këtë partneritet të ri me Dhomën Ekonomike të Gruas si një entitet mjaftueshëm i fortë për të dhënë një mesazh solidariteti dhe angazhimi dhe për të shërbyer si një mekanizëm për nxitjen e kompanive dhe bizneseve t'i bashkohen kauzës dhe të dalin me politika miqësore ndaj familjes, të cilat do t'u sjellin familjeve dhe mirëqenies së tyre dhe vetë bizneseve përmes rritjes së kënaqësisë së punonjësve dhe fitimeve.
Sektori privat luan një rol jetik. Kemi parë se ndryshimet e vogla brenda modeleve të biznesit, operacioneve të përditshme, praktikave të stafit ose komunikimeve me jashtë mund të kenë një ndikim të madh. Ky partneritet i ri është një tjetër arritje me rëndësi të madhe, që do të mbështesë më tej fuqizimin ekonomik të grave dhe pjesëmarrjen e drejtë të grave në tregun e punës.