Tiranë - A e përmbushin gratë në Shqipëri të drejtën e tyre për planifikim vullnetar familjar dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës?
Kjo është pyetja që shtroi UNFPA në konsultimin kombëtar realizuar sot në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Shërbimet e planifikimit të familjes u futën në Shqipëri pas vitit 1990, pas rënies së regjimit komunist dhe kalimit drejt një sistemi të orientuar drejt tregut. FP është një nga strategjitë për fuqizimin e grave. Shkalla e fertilitetit total është 1.8 fëmijë për grua (ADHS II 2017-18), e cila është rritur nga 1.6 fëmijë për grua në 2008-09 (ADHS I).
Aktualisht, kontraceptivët janë në dispozicion në Shqipëri nga tre burime: pa pagesë (siguruar nga qeveria), ofruar në 431 qendra këshillimi për gra, maternitete dhe qendra shëndetësore në nivelin e komunës; me çmime të subvencionuara (të siguruara nga programet e marketingut social); dhe me çmimet e tregut (të siguruara nga sektori privat). Përdorimi i kontracepsionit modern midis grave aktualisht të martuara ka rënë nga 11% në 2008-09 (ADHS I) në 4% në 2017-18 (ADHS II). Ky konstatim është i veçantë duke pasur parasysh faktin se njohuritë për planifikimin e familjes janë gati universale në Shqipëri, me 97% të të gjitha grave dhe 96% të të gjithë burrave të moshës 15-49 vjeç që njohin të paktën një metodë (ADHS 2017-18).
Planifikimi familjar i mban nënat dhe fëmijët të shëndetshëm dhe shpëton jetën e grave. Planifikimi familjar është factor ndikues për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të shoqërisë.
Nënë shqiptare dhe fëmija i saj, përfituese e shërbimeve të planifikimit familjar - Foto UNFPA Albania
Kanceri i qafës së mitrës është plotësisht i parandalueshëm. Asnjë grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrës në Shqipëri është një problem i shëndetit publik. Se bashku me kancerin e gjirit, eshte kanceri i dytë më i shpeshtë mes grave të moshës riprodhuese (15-49 vjeç), kryesisht për shkak të rritjes karakteristike të rrezikut në moshën e mesme. Sipas të dhënave zyrtare kombëtare, niveli mesatar i vdekshmërisë së kancerit të qafës së mitrës për periudhën 2013-2018 në Shqipëri ishte 2.9 / 100,000 dhe niveli i incidencës për te njejten periudhe është 9.2 / 100,000.
Vlerësohet se çdo vit në Shqipëri 2,000-3,000 vite jetë të shëndetshme dhe produktive humbasin nga sëmundja e lidhur me kancerin e qafës së mitrës. Sipas një vlerësimi, kanceri i qafës së mitrës i ka kushtuar shoqërisë shqiptare të paktën 6 milion dollarë amerikanë në vit, për shkak të humbjes së produktivitetit dhe kostove të lidhura me sistemin shëndetësor
Në fund të Janarit 2019, Qeveria Shqiptare mori vendimin e rëndësishëm për krijimin e programit të parë kombëtar të organizuar për depistimin ekancerit te qafës së mitrës. Programi fillestar synon gratë 40-50 vjeç. Synimi është tu sigurojmë të gjitha grave në këtë grupmoshë teste të ekzaminimit per Hr-HPV, si pjesë e ekzaminimeve rutine të ofruara në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor. Programi i depistimit do të përmirësojë identifikimin e grave që janë në rrezik për kancer të qafës së mitrës, zbulimin në kohë te lezioneve para-kanceroze dhe trajtimin e tyre në kohen e duhur. Sipas programit të ri, të gjitha testet primare të depistimit dhe ekzaminimet e mëtejshme do të sigurohen pa pagesë, pavarësisht nga statusi i sigurimit shëndetësor të pacientëve.
Në kuadër të ngritjes së Programit të ri Kombëtar të Depistimit, 538 profesionistë shëndetësorë nga rreth 400 qendra shëndetësore në të gjithë vendin janë tashmë të trajnuar. Deri në tetor 2019, rreth 13,000 gra iu nënshtruan depistimit dhe rreth 6% e tyre rezultuan pozitive për HPV onkogjen dhe po ndiqen nga sistemi shëndetësor. Rreth 20 lezione të reja para-kanceroze janë duke u zbuluar dhe trajtuar.
Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësues i OBSH në Shqipëri theksoi se "Shumë gjëra kanë ndryshuar në trajtimin dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës nga 25 vite më parë. Sot kemi një vaksinë që mund t'i parandalojë 4 vdekje grash në vit & 130 raste të reja në vit".
Penalistë @Çfarë ka Ndryshuar in PF dhe Kancerin e Qafës së Mitrës në Shqipëri - Foto UNFPA Albania
Eshtë e nevojshme të sigurohet mbështetja për programin, duke rritur ndërgjegjësimin midis grave, për të rritur vazhdimisht mbulesen e depistimit, duke synuar 80% të popullsisë target deri në vitin 2023.
Me gjithë përparimin dhe arritjet, mbetet shumë për të bërë për të arritur Objektivat e ICPD dhe të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030. "Qeveria e Shqipërisë do të dërgojë një delegacion në Konferencën e Nairobit në Nëntor 2019 dhe ne ju inkurajojmë të gjithëve të rikonfirmoni angazhimet tuaja në mbështetje të arritjes së objektivave të paplotësuara, së bashku me më shumë se 6.000 liderë dhe aktivistë që do të jenë të pranishëm në këtë forum të rëndësishëm. ”, Rita Columbia, Drejtoresha e Vendit për UNFPA Shqipëri përmblodhi nevojën për të përshpejtuar dhe bashkuar të gjitha përpjekjet.
Tamar Khomasuridze, Eksperte e Shëndetit Seksual & Riprodhues, UNFPA EECA Zyra Rajonale
"Premtimet e ICPD nuk janë përmbushur plotësisht. Jetojme në një botë të karakterizuar nga pabarazia, diskriminimi i vazhdueshëm, turbullirat politike dhe ndryshimet klimatike. Më shumë se kurrë, ne duhet të promovojmë zhvillimin që u shërben individëve dhe realizimin e të drejtave te tyre. Ne duhet të ringjallim revolucionin." tha znj. Tamar Khomasuridze, Eksperte e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues në Zyrën Rajonale të UNFPA për Evropën Lidore dhe Azinë Qendrore, duke konfirmuar mbështetjen e UNFPA-së në realizimin e këtij objektivi.