Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Punonjësit e shëndetësisë trajnohen mbi shëndetin seksual dhe riprodhues

Punonjësit e shëndetësisë trajnohen mbi shëndetin seksual dhe riprodhues

Lajme

Punonjësit e shëndetësisë trajnohen mbi shëndetin seksual dhe riprodhues

calendar_today 06 Maj 2016

Punonjësit e shëndetësisë gjatë trainimit
UNFPA në Shqipëri është angazhuar të trajtojë një prioritet strategjik në sektorin e shëndetësisë: Rritjen e aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore efektive, duke reduktuar barrierat financiare, gjeografike dhe kulturore, duke ofruar shërbime të shëndetit publik gjithëpërshirëse dhe duke krijuar një rrjet shërbimesh të afta për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit.
 
Në këtë kuadër, UNFPA në partneritet me qeverinë qendrore dhe lokale dhe partnerë nga OJQ-të, po bën çdo përpjekje për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe për të avancuar strategjitë e reformës shëndetësore në vend.
 
Rreth treqind ofrues të kujdesit shëndetësor: mjekë të familjes, mami dhe infermierë nga niveli i kujdesit shëndetësor parësor dhe njësitë e lindjes, si edhe anëtarë të komunitetit në tetë rajone të vendit u trajnuan për ofrimin e shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues.
 
Ky program trajnimi është akredituar nga Qendra Kombëtare për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor me një total prej 70 kredish (Shënim: Përfitimi i Krediteve është një sistem vlerësimi i bazuar në pikë për të gjithë profesionistët mjekësorë, të cilët duhet të marrin një numër minimal të krediteve për të avancuar karrierën e tyre profesionale) .
 
Trajnimi u realizua nga Albania Community Assist (ACA) me mbështetjen e UNFPA.