Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Toleranca nxit harmoni dhe bashkëjetesë.

Toleranca nxit harmoni dhe bashkëjetesë.

Lajme

Toleranca nxit harmoni dhe bashkëjetesë.

calendar_today 17 November 2023

Imazh ilustrues mbi fushaten "Hate Speech" të UNFPA
Imazh ilustrues mbi fushaten "Hate Speech" të UNFPA

Fuqia e fjalës është një dhuratë, por njëkohësisht edhe përgjegjësi.

Në një botë të ndryshme kulturash dhe besimesh, përdorimi i gjuhës së respektit dhe bashkëjetesës është çelësi për një shoqëri harmonike. Toleranca është një vlerë që na ndihmon të respektojmë dhe të vlerësojmë të tjerët, përfshirë besimet fetare. Në një botë të ndryshme, nxitja e harmonisë dhe bashkëjetesës është e domosdoshme.

Le të mësojmë të përdorim fjalët e duhura që ndërtojnë marrëdhënie që bashkojnë dhe respektojnë çdo besim fetar. Kur bëhemi ndërtues të fjalëve të mençura, krijojmë një mjedis të përbashkët kuptimi, respekti dhe tolerance.

Të rinjtë përbëjnë një ndër variablat më të rëndësishme të modelit të harmonisë ndërfetare të shoqërisë, pasi ata mund të kontribuojnë jo vetëm në qëndrueshmërinë e këtij modeli në të ardhmen, por edhe për promovimin e tij. Besimi fetar është një çështje me të cilën mund të përballen të rinjtë në jetën e tyre të përditshme, në hapësirën publike, në shkollë, universitet apo në punë.

Fjala është një mjet i fuqishëm që mund të ndryshojë botën për mirë ose për keq. Të rinjtë kanë fuqinë për të ndryshuar kursin e komunikimit dhe për të zgjedhur fjalën që bashkon dhe respekton diversitetin fetar. Kur përdorim një gjuhë të urrejtjes, ne ndajmë shoqërinë dhe krijojmë tensione. Por, kur zgjedhim fjalën e mençur, ne hapim dyert për dialog, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të krijuar një mjedis të kuptimit dhe respektit ndaj çdo besimi fetar.

Le t’u mësojmë të rinjve se nuk është gjë e keqe të jesh i ndryshëm apo të kesh besim të ndryshëm. Përkundrazi, është një mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe kulturën në aspekte të ndryshme, nëse ka interes.  Në një botë ku besimet fetare janë të shumta, mos harroni që secili prej tyre ka vlerë dhe fuqi. Përdorni fjalën që bashkon, që nxit harmoninë dhe që respekton çdo besim fetar. Bashkohuni në një udhëtim të përbashkët drejt tolerancës e respektit, duke ndihmuar të ndërtojmë një shoqëri më të mirë për të gjithë.

Fjalët mund të ndërtojnë ose shkatërrojnë, mund të lidhin ose ndajnë. Sot, ne së bashku kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes. Ne besojmë se fjalët e respektit, bashkëpunimit dhe tolerancës janë armët më të fuqishme për të krijuar një mjedis të ndërgjegjshëm. Le të mësojmë se si të ndërtojmë fjalët tona në një frymë bashkëpunim.

Të rinjtveI u drejtohemi sot, duke I kërkuartë zgjedhin fjalët me kujdes. Fjala që bashkon dhe respekton çdo besim fetar është më shumë se një thirrje për bashkëjetesë, është një premisë për një shoqëri në harmoni dhe bashkëjetesë të plotë.

Të rinjtë janë katalizatorë të rëndësishëm të ndryshimeve pozitive në shoqëri.. Ata duhet të përdorin fuqinë e tyre për të promovuar gjuhën e barazisë, tolerancës fetare dhe përfshirjessë të gjithëve pa përjashtim. Në këtë mënyrë, ata mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie, ku të gjithë ndihen të respektuar dhe të vlerësuar.