Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back
TJETËR HERË ME VAJZË

TJETËR HERË ME VAJZË

TJETËR HERË ME VAJZË

TJETËR HERË ME VAJZË

Një vajzë e re qëndron pran fotografive të ekspozitës "Tjetër Herë me Vajzë" në Tiranë. Foto UNFPA Shqipëri

Statistikisht në Shqipëri lindin 109 djem për çdo 100 vajza, ose e thënë ndryshe për çdo 10 djem të lindur, vendi humbet një vajzë. Bazuar në këtë tendencë, vetëm në një dekadënë Shqipëri mungojnë rreth 21 mijë vajza  nga mosha 0 deri në 19 vjeç, duke krijuar një zinxhir pabarazie gjinore, e cila prek dhe ndikon çdo sferë të shoqërisë.

 

Pikërisht për të ndikuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë, fushata e “Tjetër herë me vajzë” synon të ndikojë përmes informimit dhe debatit public, me qëllim që familjet dhe prindërit të jenë më të përgjegjshëm për vendimet që marrin.

 

 

Fushata “Tjetër here me vajzë” përfshin një ekspozitë me foto të vajzave shqiptare, atyre që jetojnë dhe atyre që nuk kanë ardhur kurrë në jetë, të cilat tentojnë të japin mesazhe të forta vetë ose nëpërmjet prindërve të tyre. Kjo ekspozitë do të shkojë në disa qytete, veçanërisht në ato zona ku fenomeni është ende problematik, por edhe në ato zona urbane me dendësi më të madhe të popullsisë në Shqipëri.

 

Kristina Culaj is the author of the photographs part of the exhibition. Photo by UNFPA Albania

UNFPA synon të arrijë, informojë dhe angazhojë sa më shumë qytetarë dhe komunitete, kundër efekteve negative dhe shkatërruese të praktikave të dëmshme si aborti selektiv apo përzgjedhja e seksit në lindje, si edhe të mobilizojë aleatë dhe mbështetës për të ndryshuar norma të tilla sociale dhe për të luftuar dhunën me bazë gjinore në të gjitha format e saj.

Fushata do të vazhdojë të zbatohet gjatë gjithë vitit 2023.

Dhënia fund dhunës me bazë gjinore

Si pjesë e Programit T’i Japim Fund Dhunës me Bazë Gjinore në Shqipëri, dhe veçanërisht për të mbështetur komunitetet që të ndërgjegjësohen dhe ndryshojnë normat sociale diskriminuese, stereotipet dhe sjelljet abuzive që çojnë në dhunë me bazë gjinore dhe praktika të dëmshme, UNFPA nisi një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin dhe thirrje për veprim për t'i dhënë fund abortit me bazë gjinore në Shqipëri. Gjithashtu u bë një thirrje e hapur për publikun e gjerë për të paraqitur histori të grave që ishin përballur me këtë praktikë në një mënyrë apo tjetër.

Tre gra me prejardhje, status arsimor, ekonomik dhe social  të ndryshëm prezantuan historitë e tyre personale, të cilat u regjistruan dhe u përmblodhën në tre video-histori të veçanta.

Shikoni më shumë, nga historia e një nëne vajzash që ishte shtatzënë me vajzën e saj të tretë, por të afërmit e saj ishin të pakënaqur pasi prisnin të kishin një nip dhe trashëgimtar të emrit, deri tek historia e një vajze, motër e tre vajzave të tjera, e dashur shumë nga babai i saj, por nëna e saj disi e penduar, e cila donte një djalë. Dhe në një histori të tretë të një vajze që u rrit në një familje vetëm vajzash dhe se si ndihej e dhunuar psikologjikisht në më shumë se një rast.

Remote video URL
Remote video URL
Remote video URL

Fushata "Tjetër Herë Me Vajzë!" në mbështetje të fuqizimit të vajzave në Shqipëri, duke iu dhënë fund praktikave që dëmtojnë barazinë gjinore, u mbyll me sukses në Tiranë. UNFPA po punon për të ndryshuar mendimet që e nënvlerësojnë vajzën brenda familjes dhe shoqërisë.

Fushata synoi normat sociale dhe gjuhën me paragjykime gjinore në këngë, të cilat shpesh përdoren për të shprehur dëshirën për trashëgimtarë djem. UNFPA në Shqipëri promovoi sloganin “Tjetër Herë Me Vajzë!” – një kundërshtim ndaj presionit të madh që nënat shpesh përjetojnë për të pasur një djalë.

Kjo fushatë, e zhvilluar dhe zbatuar nga UNFPA Shqipëri gjatë një periudhe një-vjeçare, përfshiu përpjekje intensive për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi një çështje shumë të ndjeshme që ka prekur vendin për vite: abortet selektive ose preferenca për djem.

“Tjetër Herë Me Vajzë!” nisi udhëtimin e saj një vit më parë në Pedonalen e Tiranës, duke shfaqur për herë të parë një ekspozitë fotografish të vajzave të realizuara profesionalisht nga fotografja Kristina Culaj. Paneleve të ekspozitës iu shtuan edhe silueta të vajzave të humbura që nuk u lindën kurrë gjatë dekadave të fundit për shkak të abortit selektiv.

Fushata udhëtoi në Tiranë, Fier, Kukës dhe Durrës, duke mbuluar katër qarqe të rëndësishme të Shqipërisë. Ekspozita qëndroi për disa ditë në çdo qytet, duke tërhequr banorët vendas për të marrë informacion, reflektuar dhe ndërgjegjësuar për fenomenin përmes një mënyre më të prekshme - artit.

Fushata bëri gjithashtu të gjitha përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin përmes informacionit në mediat sociale (Instagram, Facebook), si dhe daljet mediatike në televizione, radio dhe portale online, në mënyrë që mesazhe të rëndësishme të arrinin qindra mijëra shqiptarë në Shqipëri dhe më gjerë.