Ky raport është një analizë e thelluar (sekondare) e bazave ekzistuese të të dhënave, në lidhje me disa studime të rëndësishme që janë kryer në Shqipëri në dekadën e fundit, dhe tenton të sigurojë informacionin e nevojshëm në lidhje me karakteristikat e abuzimit të adoleshentëve dhe të rinjve me një fokus kryesor në diferencat e mundshme gjinore, ato social-ekonomike dhe diferencat e tjera të mundshme që lidhen me kategoritë e rrezikuara të popullsisë.