UNFPA Shqipëri ka përgatitur një raport "Kompanitë Pararojë për Mjedise Pune Miqësore ndaj Familjes në Shqipëri", i cili analizon dhe identifikon nëntë kompani që janë më pararojë në tregun shqiptar për krijimin e vendeve të punës miqësore për familjen. Gjatë një projekti dy-vjeçar, UNFPA synon t'i bëjë këto Kompanitë Kampione (KK) partnerët e saj kryesorë, si modele dhe aplikues të politikave të mira që sjellë ndryshime konkrete në vendin e punës për familjet dhe shpresojn që kompani të tjera t'i bashkohen këtij rrugëtimi.
Kjo analizë është në dispozicion në anglisht dhe shqip.