Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Raport Studimor | Analizë e thelluar e indikatorëve të abuzimit të fëmijëve.

Raport Studimor | Analizë e thelluar e indikatorëve të abuzimit të fëmijëve.
Raport Studimor | Analizë e thelluar e indikatorëve të abuzimit të fëmijëve.

Botuesi

Numri i faqeve

64

Author

UNICEF & UNFPA

Raporte dhe dokumenta teknike

Raport Studimor | Analizë e thelluar e indikatorëve të abuzimit të fëmijëve.

Data e publikimit

27 February 2024

Download Icon

Studimi “Sjelljet Shëndetësore tek Fëmijët e Moshës Shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç” (HBSC) është I vetmi studim ndërkombëtar i Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, që shkon përtej kufijve të saj gjeografikë. Ky studim fokusohet në sjelljet e lidhura me shëndetin e adoleshentëve në një numer të madh vendesh. Të qenit një anëtar i plotë i networkut të këtij studimi ka bërë të mundur edhe ndjekjen e një cikli periodik të kryerjes së tij, një cikël i sugjeruar dhe i detyrueshëm për të gjithë anëtarët e këtij rrjeti. Ky periodicitet zbatohet çdo 4 vjet mbi bazën e përdorimit të një pyetësori standard, si instrument anketimi, i shpërndarë nga zyra e menaxhimit të projektit në të gjitha shtetet anëtare. Protokolli Ndërkombëtar rishikohet gjatë çdo cikli anketimi në përgatitje për fazën tjetër të mbledhjes së të dhënave. Pas rishikimit, çështjet ekzistuese mund të mbahen, modifikohen ose zëvendësohen. Mund të futen edhe tema të reja.

Përdorimi i një pyetësori të tipit ndërkombëtar, unik për të gjitha vendet anëtare, me rregullime të vogla në specifikat shëndetësore-arsimore të vendit tonë (dhe çdo anëtari tjetër) është një kusht I domosdoshëm për realizimin e këtij studimi. Për rrjedhojë, pyetësori në fjalë, i cili është instrumenti kryesor i kërkimit i aplikuar në Shqipëri, është identik me atë të përdorur nga të gjitha shtetet anëtare.

Në të njëjtën kohë, pyetësori është i njëjtë me pyetësorin e përdorur që nga fillimi i studimit për vendin tonë e deri më sot. Ky fakt bën të mundur krahasimin e të dhënave dhe nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me sjelljet e fëmijëve të moshës shkollore midis vendeve të ndryshme që aplikojnë këtë projekt, si dhe krahasimin e këtyre të dhënave në periudha të ndryshme kohore brenda të njëjtit vend, duke treguar ndryshime në sjellje, si dhe tendencat e zhvillimit për sjellje të ndryshme tek adoleshentët. Të dhëna të tilla bëjnë të mundur ti paraprijnë zhvillimit të sjelljeve të adoleshentëve me politika të shëndetshme të ndërmarra nga qeveritë, duke favorizuar suksesin e këtyre politikave dhe arritjen e objektivave në nivel kombëtar.

Shqipëria është bërë pjesë e rrjetit të vendeve pjesëmarrëse në studimin HBSC që nga viti 2007. Në vitin 2009, vendi ynë mori pjesë në studimin HBSC 2009-2010, së bashku me 43 vende të tjera nga Evropa dhe Amerika e Veriut. Që nga viti 2013, Shqipëria u bë pjesë e të dy Raporteve Evropiane të HBSC.

Të fundit

Lajme

20 March 2024

BARAZIA GJINORE!
Lexo historinë

Lajme

15 February 2024

RACA!
Lexo historinë

Lajme

26 January 2024

ETNIA!
Lexo historinë