Çdo i ri, një ditë, do të marrë vendime në lidhje me shëndetin e tij seksual dhe riprodhues, që do t’i ndryshojnë jetën. Por, hulumtimet tregojnë se pjesa më e madhe e adoleshentëve nuk i kanë njohuritë e nevojshme për t'i marrë këto vendime me përgjegjshmëri, duke i lënë ata të pambrojtur ndaj presionit detyrues, infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të paplanifikuara.
Edukata gjithëpërfshirëse seksuale u mundëson të rinjve të mbrojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre. Dhe, duke qenë se këto programe bazohen në parimet themelore të të drejtave të njeriut, ato avancojnë barazinë gjinore dhe të drejtat e fuqizimin e të rinjve.
UNFPA punon me qeveritë për të zbatuar edukatën gjithëpërfshirëse seksuale si në shkolla ashtu edhe nëpërmjet trajnimit dhe shtrirjes me bazë komunitetin. UNFPA gjithashtu promovon politikat dhe programet e edukimit seksual, të cilat plotësojnë standardet e pranuara ndërkombëtarisht.