Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

ETNIA!

ETNIA!

Lajme

ETNIA!

calendar_today 26 January 2024

Imazh ilustrues i fushates Fjala Vret. Germa L mbahet nga nje dore per te treguar peshen e fjales tek njerzit.
Imazh ilustrues i fushates Fjala Vret. Germa L mbahet nga nje dore per te treguar peshen e fjales tek njerzit.

Një etni ose grup etnik është një grupim njerëzish që identifikohen me njëri-tjetrin në bazë të atributeve të përbashkëta të perceptuara që i dallojnë ata nga grupet e tjera.

Anëtarësia etnike priret të përkufizohet nga një trashëgimi e përbashkët kulturore, prejardhja, miti i origjinës, historia, atdheu, gjuha, dialekti, feja, mitologjia, folklori, rituali, kuzhina, stili i veshjes, arti ose pamja fizike.

Çdo individ ka tiparet dhe karakteristikat e tij të pamjes dhe të karakterit. Këto tipare e karakterisitka, nuk duhet të jenë asesi shkak për të diskriminuar dhe për të përdorur gjuhë urrejtjeje.

Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj pakicave etnike, haset rëndom në komunikimet e përditshme.

Diskriminimi, paragjykimet dhe gjuha e urrejtjes, nuk janë progress. Ato nuk kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Zhvillimi dhe progresi vijnë vetëm nëse çdo individ dhe grup njerëzish përfshihet në vendimmarrje dhe ndërhyrje zhvillimore, të lirë nga çdo formë diskriminimi apo dhune.