Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Kremtojmë potencialin e vajzave, i japim fund përzgjedhjes së seksit të fëmijës në lindje ne Ballkan dhe Kaukaz

Kremtojmë potencialin e vajzave, i japim fund përzgjedhjes së seksit të fëmijës në lindje ne Ballkan dhe Kaukaz

Story

Kremtojmë potencialin e vajzave, i japim fund përzgjedhjes së seksit të fëmijës në lindje ne Ballkan dhe Kaukaz

calendar_today 11 October 2024

11 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Vajzës
11 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Vajzës
Sot ka një numër rekord prej 600 milion vajzash adoleshente në mbarë botën. 

Ato mbajnë në vetvete një potencial të madh jo vetëm si individë, por edhe si agjentë ndryshimi për përparimin e shoqërisë. Kur vajzave u jepen burimet dhe mundësitë për të realizuar aspiratat e tyre, familjet, komunitetet, ekonomitë dhe brezat e ardhshëm forcohen gjithashtu. 

Megjithatë, pavarësisht këtyre përfitimeve, vajzat vazhdojnë të shihen në disa vende si më pak të vlefshme dhe, madje, si një barrë krahasuar me djemtë. Një nga praktikat e dëmshme të këtij mentaliteti është preferenca për djem, që çon në përzgjedhjen e seksit në lindje për shkak të gjinisë, e cila është e përhapur dhe e qëndrueshme në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Kaukazit të Jugut.

Dita Ndërkombëtare e Vajzës, 11 Tetori është një moment për të kuptuar se çdo vajzë është e rëndësishme dhe se ato përballen me sfida unike në jetën e tyre. Është gjithashtu një moment për të vepruar për tejkalimin e këtyre pengesave me të cilat përballen vajzat për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Rreziqet demografike nëse nënvlerësohen vajzat

Përzgjedhja e seksit me bazë gjinore mund të shfaqet para se një fëmijë të lindë, kur përdoret aborti për të shmangur lindjen e një fetusi femëror ose zgjidhet të implantohen vetëm embrione mashkullore. Kur kjo ndodh në numra të mëdhenj, çon në një raport të disbalancuar gjinor në lindje. Në biologjinë natyrore të njeriut, djemtë e tejkalojnë numrin e vajzave me një normë rreth 105 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Evropa Juglindore dhe Lindore e ndoqën këtë trend deri në fillim të viteve 1990 me rënien e Bashkimit Sovjetik. Trazirat ekonomike dhe sociale që ndodhën shtynë shumë çifte të kenë më pak fëmijë dhe bënë të rikthehen qëndrime më tradicionale, ku djemtë shiheshin si shtyllat e familjes, që mund të fitonin më shumë dhe të kujdeseshin për prindërit që plakeshin.

Pasojat ishin të qarta dhe shkatërruese: të dhënat e OKB-së tregojnë se midis 2000 dhe 2020, raporti i gjinive në lindje filloi të disbalancohej. Azerbajxhani pati hendekun më të madh, me një mesatare vjetore prej rreth 114 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Në pjesët rurale të vendit, raporti mund të jetë deri në 120 me 100. I vetmi vend tjetër në botë që pati një çekuilibër më të madh gjatë kësaj periudhe ishte Kina.

Vendet fqinje si Armenia (113) dhe Gjeorgjia (108) si dhe Shqipëria (109) dhe Kosova (107) në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu, regjistruan disa nga boshllëqet më të mëdha të raportit gjinor në botë. UNFPA ka vlerësuar se për shkak të këtyre praktikave të dëmshme, më shumë se 171,000 vajza “mungonin" në rajon.

Source: UN World Population Prospects 2024 https://population.un.org/wpp/Download/Standard/Population/
Burimi: UN World Population Prospects 2024 https://population.un.org/wpp/Download/Standard/Population/

Me kalimin e kohës, ky grup i madh i "vajzave të zhdukura" mund të shtrembërojë demografinë e një vendi dhe të krijojë çekuilibër social.

UNFPA vlerëson se nëse pabarazia në raportin gjinor të Azerbajxhanit në lindje vazhdon ose përkeqësohet, deri në 15,000 më shumë djem se vajza do të lindin çdo vit deri në vitin 2050. Për gratë, kjo mund të shkaktojë boshllëqe edhe më të gjera gjinore në arsim, punësim dhe sfera të tjera të jetës . Për meshkujt, rrezikon të shkaktojë një rritje të beqarisë së pavullnetshme, pasi numri i tepërt i meshkujve përjashtohet nga tregu i martesave. 

Ky “ngushtim në mundësinë për martesë” – që ndikon kryesisht tek burrat e varfër dhe ruralë nga pjesa vulnerabël e shoqërisë – mund të çojë në një rritje të emigracionit të jashtëm dhe tkurrjen e popullsisë, si dhe një rritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj grave, si trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna me bazë gjinore dhe martesa e detyruar.

“Kush ka vajzë, botën ka”

Ndërsa raportet e fundit të gjinive në lindje në Azerbajxhan (113), Armeni (108), Shqipëri (107), Gjeorgji (107) dhe Kosovë (108) mbeten mbi nivelet e pritura, është arritur përparim që nga vitet 2000 për të zvogëluar gradualisht hendekun dhe për të luftuar praktikat që krijuan këto raporte të shtrembëruara.

UNFPA ka punuar me qeveritë dhe partnerët lokalë për të avokuar për ligje dhe politika që mbrojnë të drejtat e vajzave dhe grave, si ndalimi i përzgjedhjes së seksit me bazë gjinore dhe dhënia e të drejtave të barabarta të trashëgimisë për të gjithë fëmijët.

Source: SWOP 2020 https://www.unfpa.org/sites/default/files/pub-pdf/UNFPA_PUB_2020_EN_State_of_World_Population.pdf and UN World Population Prospects 2024: https://population.un.org/wpp/Download/Standard/Population/
Burimi: SWOP 2020 https://www.unfpa.org/sites/default/files/pub-pdf/UNFPA_PUB_2020_EN_State_of_World_Population.pdf and UN World Population Prospects 2024: https://population.un.org/wpp/Download/Standard/Population/

Por ndoshta më e rëndësishmja, UNFPA po punon për të ndryshuar qëndrimet që nënvlerësojnë vajzat brenda familjes dhe shoqërisë.

Janë organizur fushata për të adresuar gjuhën dhunuese me bazë gjinore, që përdoret zakonisht për të përshkruar shtatzënitë. Për shembull, UNFPA në Shqipëri promovoi sloganin “Herën tjetër, shpresoj që të jetë një vajzë” – një përgjigje ndaj presionit të fortë që nënat shpesh përballen për të pasur një djalë.

Kryeministri i Kosovës vitin e kaluar në Ditën e Vajzës publikoi një video ku shprehte gëzimin e tij për të qenë baba i një vajze, duke përdorur një shprehje tjetër “Kush ka vajzë, botën ka”.

Ndërkohë, programi “BE për Barazinë Gjinore” i zbatuar bashkarisht nga UNFPA dhe UN Women, me financimin e Bashkimit Evropian, ka krijuar Shkolla të Baballarëve në vende si Armenia, Azerbajxhan dhe Gjeorgjia. Ata inkurajojnë burrat që të përqafojnë një qasje më mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse ndaj prindërimit dhe partneritetit, duke sfiduar rolet tradicionale gjinore dhe dinamikën e familjes, ndërkohë që fuqizon gratë për të kontribuar përtej përgjegjësive të kujdesit në familje. Programi në Azerbajxhan, në veçanti, u përqendrua në ndihmën e burrave për t'i rezistuar normave shoqërore diskriminuese ndaj vajzave.

Kur fëmijët ndihen të vlerësuar, të mbështetur dhe të mbrojtur – pavarësisht nga gjinia e tyre – krijohet një ambient ku të gjithë mund të ndihen të sigurt për atë që janë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre deri në fund.