Gjëndeni këtu

Barazia gjinore nënkupton mundësi të barabarta për të gjitha gjinitë.

Barazia gjinore nuk është vetëm e drejtë themelore e njeriut, por përbën themelin e një shoqërie paqësore dhe të qëndrueshme.

Gratë dhe vajzat përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së botës dhe për rrjedhojë edhe gjysmën e potencialit të saj. Por pabarazia gjinore vazhdon kudo dhe ngec progresin shoqëror.

Mesatarisht, gratë në tregun e punës ende fitojnë 23 për qind më pak se burrat globalisht dhe gratë shpenzojnë rreth tre herë më shumë orë në punë të papaguara shtëpiake dhe përkujdesjeje sesa burrat.

Për fat të keq, pabarazia gjinore vijon të jetë një problematikë që duhet adresuar në forma të ndryshme, për të mos penguar progresin shoqëror.

Një nga format e së kësaj pabarazie, është përdorimi i gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore, i shprehur përmes fjalëve fyese ndaj grave apo gjinive të tjera dhe kontributit të tyre në shoqëri.

Përdorimi i gjuhës që favorizon një gjini përkundrejt të tjerave, lejon thellimin e  hendeqeve të krijuara mbi barazinë gjinore.

Të gjithë jemi të barabartë. Komunikimi pozitiv pa asnjë formë dhune verbale rrit përfshirjen, motivimin dhe sigurinë për të gjithë.