Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve

Rrjeti shqiptar i të rinjve bashkëmoshatarë

Gjenerata e sotme e të rinjve në botë është absolutisht më e madhja në numër: rreth 1.8 miliardë njerëz sot janë midis moshave 10 dhe 24 vjeç. Shumica e tyre jetojnë në vendet në zhvillim dhe, në shumë vende, zënë pjesën më të madhe të popullsisë. Mënyra dhe rruga nëpërmjet së cilës ata do ta kalojnë adoleshencën do të përcaktojë jo vetëm rrjedhën e jetës së tyre, por edhe atë të botës.

Gjenerata e sotme e të rinjve në botë është absolutisht më e madhja në numër: rreth 1.8 miliardë njerëz sot janë midis moshave 10 dhe 24 vjeç. Shumica e tyre jetojnë në vendet në zhvillim dhe, në shumë vende, zënë pjesën më të madhe të popullsisë. Mënyra dhe rruga nëpërmjet së cilës ata do ta kalojnë adoleshencën do të përcaktojë jo vetëm rrjedhën e jetës së tyre, por edhe atë të botës.

Por shumë të rinj nuk kanë mundësi të marrin pjesë plotësisht në shoqërinë ku jetojnë. Rreth 175 milionë të rinj në vendet me të ardhura të ulta nuk mund të lexojnë as një fjali të vetme. Mes të rinjve të moshës 15-24 vjeç, rreth 500 milionë prej tyre jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë dhe mbi 73 milionë janë të papunë. Për vajzat, pengesat për pjesëmarrje janë edhe më të mëdha.

Por, kur fuqizohen dhe u jepen mundësitë e duhura, të rinjtë bëhen promotorë të ndryshimit. UNFPA është bërë partnere me të rinjtë, duke i ndihmuar të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë direkt tek ata dhe duke forcuar aftësinë e tyre për të avancuar çështjet e të drejtave të njeriut dhe çështjet e zhvillimit siç janë shëndeti, arsimi dhe punësimi.

Njerëzit nën moshën 25 vjeç në Shqipëri përbëjnë rreth 35% të numrit të përgjithshëm të popullsisë rezidente (INSTAT 2017). UNFPA në Shqipëri advokon për të drejtat e të rinjve, përfshirë të drejtën për të pasur akses dhe marrë informacion të saktë dhe shërbime cilësore që lidhen me shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Vëmendje e veçantë i kushtohet të rinjve që i përkasin grupeve të vështira për t'u arritur apo të pafavorizuar si të rinjtë nga zonat e thella dhe rurale, vajzat e reja, të rinjtë pa kujdes prindëror, të rinjtë nga grupet LGBTI apo punonjësit e seksit, përdoruesit e drogave, të rinj me aftësi të kufizuara etj. UNFPA punon për të parandaluar infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV; angazhon të rinjtë në vendime që ndikojnë në jetën e tyre në nivel qe ndror dhe lokal; mbështet edukatën gjithëpërfshirëse seksuale të përshtatur sipas moshës; lufton praktikat e dëmshme si martesat e hershme, përzgjedhjen e seksit para lindjes dhe dhunën me bazë gjinore; inkurajon lidershipin e të rinjve në të gjitha sferat e jetës.

Investimi tek të rinjtë është një nga investimet më të zgjuara që një vend mund të bëjë. Si brez i prindërve, mësuesve dhe udhëheqësve të atdhshëm, ata mund të ndihmojnë në thyerjen e ciklit të varfërisë, të forcojnë strukturën sociale dhe të krijojnë një të ardhme të qëndrueshme.