Shëndeti Seksual dhe Riprodhues

Një qendër shëndetësore në Tiranë - Dr. Lindita në një ditë pune vizitë dhe këshillim me nënat e reja

Shëndeti i mirë seksual dhe riprodhues është një gjendje mirëqenieje e plotë fizike, mendore dhe sociale në të gjitha çështjet që lidhen me sistemin riprodhues. Kjo nënkupton që njerëzit janë në gjendje të kenë një jetë seksuale të kënaqshme dhe të sigurt, aftësinë për të riprodhuar e pasur fëmijë dhe lirinë për të vendosur nëse, kur dhe sa shpesh ta bëjnë këtë.

Për të ruajtur shëndetin seksual dhe riprodhues, njerëzit kanë nevojë për akses në informacione të sakta dhe metoda kontraceptive të sigurta, efektive, të përballueshme dhe të pranueshme sipas zgjedhjes që bëjnë vetë. Ata duhet të informohen dhe të fuqizohen për të mbrojtur veten nga infeksionet e transmetuara seksualisht. Dhe, kur vendosin të kenë fëmijë, gratë duhet të kenë akses në shërbime që mund t'i ndihmojnë ato të kenë një shtatzëni të mirëkontrolluar, të lindin fëmijën në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshëm.

Çdo individ ka të drejtë të bëjë zgjedhjen që do për shëndetin e vet seksual dhe riprodhues. UNFPA, së bashku me një numër të madh partnerësh, punon me qëllimin që të krijohet akses universal në shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përfshirë planifikimin familjar. UNFPA në Shqipëri punon për:

  • Trajnimin e punonjësve të shëndetësisë për të ofruar shërbime cilësore të planifikimit familjar;
  • Mbështet ofrimin e shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues miqësor për të rinjtë;
  • Ndihmon në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe infertilitetit;
  • Nxit qasje të reja për t'u siguruar personave në nevojë të kenë akses në marrjen e kontraceptivëve;
  • Mbështet forcimin e kapaciteteve prokuruese në lidhje me furnizimet dhe mjetet që lidhen me shëndetin seksual dhe riprodhues;
  • Mbështet grupet më të margjinalizuara, sidomos gratë, vajzat dhe të rinjtë që të kenë dhe të ruajnë shëndet të mirë në situata emergjence.